AGROTIKA në shkallë SUPERIORE!


Cilësinë e saj si një nga pesë ekspozitat më të mëdha bujqësore të Evropës dhe më e madhe e Ballkanit dhe e Mesdheut Juglindor konfirmon edhe një herë Agrotica me organizimin e saj të ardhëm në vitin 2020 (30 janar - 2 shkurt), duke përzmadhuar dhe më shumë potencialin e saj.

Përndryshe, kanë demonstruar interesin e tyre për pjesëmarrje në këtë organizim leaders të rëndësishëm në tregtimin dhe shitjen e produkteve dhe makinerive bujqësore, por edhe agjenci përfaqësuese të kompanive të mëdha të degës nga të gjitha vendet e botës. Në të njëjtën kohë, në organizimin e vitit 2020 do të jenë të pranishëm kompani që lidhën me teknologjinë botërore nga e gjithë gama e botës bujqësore të biznesit.

Ecuria e Agrotica-s, veçanërisht pesëvjeçarin e fundit, paraqitet vazhdimisht e suksesshme, duke vërtetuar kësisoj dinamikën e brand-it të saj, i cili është konsakruar tashmë brenda dhe jashtë kufijve 28 vjetet e fundit. Është shprehëse se vjet, duke tejkaluar çdo tregues të viteve të kaluara, Agrotica mirëpriti në katër ditë 143.754 vizitorë – duke shënuar një rritje më shumë se 100% të vizitorëve të huaj tregtarë – ndërsa mirëpriti 1.950 ekspozues (të drejtpërdrejtë ose të tërthortë), në mjedise ekspozitash 60.000 m2.

Falë ecurisë gjithnjë në rritje të ekspozitës, por edhe përgatitjes së saj të përsosur, çmohet se organizimi i 2020-es do të ketë formate të përmirësuara, si në sasi ashtu dhe në cilësi, duke e kualifikuar ekspozitën si një ngjarje kulmore të degës bujqësore të zonës përreth.

Përpos organizmit të madh ekspozues të sektorit bujqësor, Agrotica po evoluohet dhe në një tribunë të rëndësishme promovimi të veprës shkencore dhe kërkuese të institucioneve dhe forumeve të ndryshme arsimore, por edhe në një shans networking në lëmin bujqësor.

Në këtë suazë, programi i veprimtarive paralele të ekspozitës është shumë i pasur me protagonist Kongresin e 8-të Panhelenik të saj, i cili do të ketë si temë: «Ndryshimi klimaterik dhe bujqësia» dhe do të realizohet më 1 deri 2 shkurt në Qendrën e Kongreseve «Nikolaos Germanos», në bashkëpunim me Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut -Helexpo dhe Fakultetin Bujqësor të Universitetit Aristotelis të Selanikut.

Njëkohësisht, rëndësi paraqesin aktiviteti «Bujqësi e re -Bashkëpunim i ri», që organizohet nga Ekspozita Ndërkombëtare e Selanikut - Helexpo dhe nga Bujqësia e re për Brezin e ri por edhe nga «Four Eyes for Farm (4Eyes 4Farm), për paraqitjen e sistemit të monitorimit robotik katërfish të arave, në bashkëpunim me Ekspozitën Ndërkombëtare të Selanikut - Helexpo dhe Institutin e Bio-Ekonomisë dhe Agroteknologjisë të Qendrës Kombëtare të Kërkimeve dhe Teknologjisë së Zhvillimit (ΕΚΕΤΑ).